Një qytetar nga fshati Drejë ka treguar shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke dorëzuar në polici një kuletë të gjetur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në qytetin e Istogut.
Rasti ka ndodhur më 20 tetor rreth orës 21:00, kur A. Puka është paraqitur në Stacionin Policor në Istog dhe ka dorëzuar kuletën që e kishte gjetur në afërsi të një bankomati.
Sipas Policisë së Kosovës, qytetari e ka dorëzuar kuletën menjëherë, pa e kontrolluar përmbajtjen e saj.
Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, në kuletë janë gjetur dokumente personale dhe para në tri valuta, 205 euro, 20 franga zvicerane dhe 400 dollarë amerikanë.
Përmes dokumenteve personale është identifikuar pronari i kuletës, i cili është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor. Pas verifikimeve të nevojshme, është konfirmuar se përmbajtja e kuletës përputhej me deklarimin e pronarit.

