Qytetarit që humbi ndjenjat gjatë përplasjeve të sotme në qendër të Tiranës i janë rikthyer ndjenjat, pas momenteve të panikut në shesh.
Lajmi është konfirmuar nga televizioni Top Channel, gazetarja e të cilit raportoi nga vendngjarja se personi i shtrirë tashmë ka reaguar dhe ndodhet nën kujdesin e duhur.
Më herët, gjendja e tij u raportua si tejet kritike, teksa për minuta të tëra ai nuk po jepte shenja jete mes reve të gazit lotsjellës dhe kaosit.
Në ndihmë të qytetarit kishin ndërhyrë menjëherë demonstruesit dhe vullnetarët në terren, të cilët i dhanë ndihmën e parë derisa personi arriti të rifitojë vetëdijen.
Ekipet mjekësore janë angazhuar për trajtimin e mëtejmë të tij.