Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur sot në një takim zyrtar Zëvendës Shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Matthias Conrad, si dhe Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher.
Në hapje të takimit, Radoniqi informoi mysafirët për angazhimin e KQZ-së në përmbylljen e procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe përgatitjen për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
