Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rafuna për rritjen e pagës minimale: Vendime ad-hoc pa u konsultuar, bizneset janë të shqetësuara

GD
Gazeta Demos31 tetor 2025 në 20:27
Rafuna për rritjen e pagës minimale: Vendime ad-hoc pa u konsultuar, bizneset janë të shqetësuara

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u shpreh se vendimet e marra nga Qeveria në detyrë këtë të premte, janë vendimet ad-hoc për çka bizneset janë të shqetësuara.

“Nuk parashihet se nga do të vijnë të hyrat për rritjen e shtesave, pensioneve dhe jemi të frikësuar se gjatë natës do të marrin ndonjë vendim për rritjen e tatimeve dhe për këtë janë të shqetësuara bizneset për të gjitha këto vendime ad-hoc”, tha Rafuna.

Megjithatë, Rafuna u shpreh se OEK-u e mbështetë rritjen e pagës minimale por që sipas tij do të duhej të konsultoheshin paraprakisht, njofton Dukagjini.

“Nuk është bërë në konsultim me partnerët e bizneseve, ne e kemi marrë një ftesë para dy ditëve ndërsa jemi thirrë për në ora 10:00 ditën e djeshme dhe e gjithë kjo ka qenë një kalim i formalisht se për legjitimuar të drejtën e ministrit në detyrë të financave për të bërë një propozim të pagës minimale, kjo nuk bëhet ashtu. Ne do të duhej të bisedonim me bizneset për rritjen e pagës minimale. Po ashtu dua të qartësoj se Oda Ekonomike e Kosovës nuk është kundër rritjes së pagës minimale mirëpo duhet të jetë një proces transparent dhe i studiuar mirë në mënyrë që vendimi të mos dëmtojë asnjë palë pastaj. Duhet të na jepet mundësia që ne të shkojmë me propozime e kjo fatkeqësisht nuk ka ndodhur”, tha Rafuna.

Rafuna, mes tjerash, u shpreh se ka edhe dy muaj kohë për konstultime e ndryshim të vendimit për rritjen e pagës minimale.

“Paga minimale të fillojë nga 1 janari por kemi shumë probleme ligjore e procedurale e probleme materiale. Ka shumë pikëpyetje dhe në çdo hap është bërë nga një shkelje ligjore dhe jam i bindur se do të anulohet nga Gjykata. Ka kohë dy muaj që të ndryshohet dhe të sillet në baza ligjore”, u shpreh Rafuna në Dukagjin.

Më shumë nga Lajme

  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore