Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rafuna: Prej 8 muajsh nuk është bërë asgjë nga Qeveria për zgjidhjen e krizës ekonomike

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 18:28
Rafuna: Prej 8 muajsh nuk është bërë asgjë nga Qeveria për zgjidhjen e krizës ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për zhvillimet e fundit në vend sa i takon politikave ekonomike dhe ndihmës së Qeverisë në detyrë për bizneset.

Ai tha se në tetë muaj nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e krizës ekonomike, e cila ka prekur bizneset dhe jo vetëm.

Më tej, Rafuna tha se problematik është edhe mosmiratimi i buxhetit të ri.

“Po hyjmë në një cikël zgjedhjesh të jashtëzakonshme, sepse sipas deklaratave dhe analizave do të jetë e vështirë të kemi qeveri të dielën, që është dita e fundit. Qytetarët janë duke e vuajtur, por edhe biznesi. Një sfidë tjetër është edhe mosmiratimi i buxhetit të ri. Dihet që me ligjin e buxhetit mund të ndahet 1/12-ta, por në muajin mars duhet ta kemi në Kuvend që të shtyhet me një vit implementimi”.

“Nëse ka një vullnet prej partive të opozitës, mund të kapërcehet kjo gjë sepse thirret një mbledhje e jashtëzakonshme. Nëpërmjet një buxheti shihen dhe politikat sociale dhe fiskale dhe ka shumë pikëpyetje. Ne kemi tejkaluar 1 miliard euro marrëveshje që presin në Kuvend”, tha Rafuna për ABC News.al.

Ndërkohë sot Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e qeverisë së re. “Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Më shumë nga Lajme

  • 07:53Mot me diell, ky është parashikimi për sot
  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO