Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku janë njoftuar 7 ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.
Në këtë ristrukturim:
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre. Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm. Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm. Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës. Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.
