Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama emëron Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 13:19
Rama emëron Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka caktuar Bujar Gashin në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë në kryeqytet.

Në njoftimin e tij, i pari i komunës ka shprehur mirënjohje edhe për ish-drejtorin, Izet Sadiku dhe angazhimin e tij.

“Bujar Gashi merr detyrën si Drejtor i Shëndetësisë në Kryeqytet, duke sjellë me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit. Ky besim është dëshmi e përkushtimit të tij në shërbim publik, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe vizion për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku. Gjatë mandatit të tij, ai ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor.

Me punën e tij, korrektësinë në vendimmarrje dhe qasjen gjithmonë njerëzore, ai ka vendosur standarde të larta për drejtimin e këtij sektori. Faleminderit z.Sadiku për përkushtimin dhe profesionalizmin që do të mbeten referencë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e ardhshme!”.

përparim rama

Më shumë nga Lajme

  • 08:09Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës
  • 08:02Sot mot me diell e vranësia, kaq pritet të shkojnë temperaturat
  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet