Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 18:13
Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova kanë diskutuar mundësinë e përfshirjes së Japonisë në projektin e hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Rama ka vënë theksin te rëndësia strategjike dhe ekonomike e këtij projekti, duke përmendur edhe dimensionin e sigurisë dhe përdorimin e infrastrukturës së re portuale të Durrësit për nevojat e NATO-s.

Ai i ka bërë thirrje palës japoneze që ta shqyrtojë mundësinë e investimit dhe bashkëpunimit për realizimin e projektit.

Këtë ide të diskutuar me Kurtin, Rama e ka hedhur në tryezën e takimit të zhvilluar sot në Kryeministri me një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze.

“Së bashku me Kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s.”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se ky mund të jetë një investim shumë interesant.

“Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt”, është shprehur Rama.

ramaprojektindiskutuar

Të ngjashme

Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës

Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës

20:18
Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

15:36
Rama në Bruksel reagon për këngën nacionaliste serbe: Sa më shpejt Serbia ta njoh Kosovën, aq më mirë do të jetë për ne

Rama në Bruksel reagon për këngën nacionaliste serbe: Sa më shpejt Serbia ta njoh Kosovën, aq më mirë do të jetë për ne

14:35
Pas fitores spektakolare, Drilon Rama darkon me familje në restorantin shqiptar “Diamanti” në Shtutgart

Pas fitores spektakolare, Drilon Rama darkon me familje në restorantin shqiptar “Diamanti” në Ludwigsburg të Shtutgartit

13:28

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Mehmeti-Selimi reagon pas vendimit në Hagë: Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve është i padrejtë dhe i papranueshëm
  • 17:21Gërvalla viziton Zyrën për mbrojtjen dhe ndihmë të viktimave: Mos hesht përballë dhunës
  • 17:12Çitaku: PDK-ja do të hyjë në cikël të rregullt zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri
  • 16:57Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA
  • 16:53E konfirmon Gjykata e Lartë në Beograd: Është lëshuar fletarrestim për Radoiçiqin