Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria asnjë marrëdhënie me Rusinë

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 16:46
Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria asnjë marrëdhënie me Rusinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Forumin e Paqes në Paris, kritikoi Bashkimin Evropian për mungesën e një strategjie të qartë për paqen në raport me luftën në Ukrainë.

“Ende nuk ka një plan europian paqjeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike. Paralelisht me luftën dhe mbështetjen për Ukrainën, BE duhet të ketë planin e vet të paqes”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se paqja duhet të varet nga qëndrimet e vendeve demokratike, jo nga dëshirat e palëve në konflikt: “Nuk ka të bëjë me atë që do Rusia… Nuk mund të refuzosh të mendosh për paqen vetëm sepse tjetri nuk e do. Nuk e di nëse Putini e do paqen. Që Putini do luftë është e qartë, çdo ditë.” Rama e cilësoi luftën në Ukrainë si “konfliktin e parë të madh pa asnjë kanal komunikimi”, duke paralajmëruar për rrezikun e përfshirjes së fuqive bërthamore.

Në fund, ai u ndal te raportet mes Tiranës dhe Moskës. Ai theksoi se Shqipëria ka marrëdhënie minimale me Rusinë.

“ Unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë. Ose ka shkallën më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë. Dhe përfaqësoj të vetmit vend që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur që nga viti 1960. E prej nga ku asnjë prej udhëheqësve, nuk ka udhëtuar drejt Rusisë. Në komunizmi i patëm në formën më të keqe sepse qëndruam stalinistë. Edhe kur e ata e braktisëm Stalinin nuk na merr malli për ata. Nuk kemi pasur asnjë vizitë të nivelit të lartë por as para ruse. Pra ky jam unë dhe këtë përfaqësoj .” , tha Rama.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij