Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në një komunikim live nga zyra e tij mëngjesin e së dielës se dhuna që po ndodh prej 5 ditësh në Tiranë nuk është dorë e studentëve por dhunë e orkestruar nga opozita në Shqipëri dhe agjentura të huaja që nuk i duan të mirën Shqipërisë.
Rama tregoi se 2 ditë më parë është neutralizuar një dron që do godite me eksploziv Kryeministrisë.
“Përpara 2 ditësh është neutralizuar një dron më eksploziv që do të godiste Kryeministrinë dike i bënë flakën e oborrit të brendshëm dhe imagjinoni pasojat. S’ka rini dhe s’ka student që i shkon mendja ta bërë në jetë këtë plan, kjo është një dorë e huaj”, tha Rama.
Sipas tij, nuk janë studentët që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”.
“Unë dua që ta nënvizoj këtë me shumë forcë, familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë me uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë (për gurin) në breshëri, pa pushim! Me orë e orë të tëra, ndërkohë që në ekrane demonizohen si autorë të dhunës, janë familje që jetojnë me të ardhura shumë modeste, për sakrificën dhe qëndresën e këtyre heronjve të shtetit. Në këto orë që nuk po sfidohem unë, qeveria, një shumicë qeverisëse, por një rrugë, një mision, një objektiv! Sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria e Bashkimit Europian e vitit 2030”, tha kreu i qeverisë referuar punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë qenë në përballje frontale me protestuesit.
“Dëmet nuk janë të vogla, por rregullohen”, deklaroi ai.
Rama tutje tha se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës së verbër.
“Ja ku jam, nuk kam ikur. Vendosa të jem këtu sot, të shihni në sy dhe të përpiqem të them gjërat e mia, pasi për disa ditë, qysh se kjo flamë ka nisur, jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak”, tha ai.