Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes pas ditës së tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, duke e lidhur situatën e krijuar në Tiranë me akte dhune dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama solli në vëmendje dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke e krahasuar rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura me dëmtimin e pronës gjatë protestave.
Kreu i qeverisë deklaroi se, sipas tij, protestat nuk kanë lidhje me shqetësimet dhe aspiratat e studentëve, por janë nxitur nga forca politike që synojnë të pengojnë përparimin e vendit. Ai kritikoi gjithashtu përfshirjen e të miturve në protesta dhe dëmtimin e trotuareve.
“Kjo është gremadha e jetës, e punës, e ëndrrave e një familjeje të zakonshme, prindërit e zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të shtruar tryezën me ndershmëri. Dua t’u them të gjithëve atyre që sot janë me lot në sy përballë gremadhave të ngjashme se, sapo kjo flamë të kalojë, ne do të jemi aty bashkë. Dhe dua t’ju them se përballuam një tërmet të llahtarshëm me pasoja dhe ia dolëm së bashku. Ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda janë në shtëpi më të forta.




