Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 19:49
Rama: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Detroit të SHBA-së, u ndal te vendimi i fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, që i dënoi me 81 vite burg në total. Rama tha se nuk e pranon atë që e cilësoi si “varrosje për së gjalli” të katër njerëzve.

Duke e përshkruar situatën si një moment të rëndë për shqiptarët, Rama e cilësoi situatën si “një mort për së gjalli”, ndërsa theksoi se nuk po vë në diskutim vetë vendimin e gjykatës, por mënyrën se si ai ndikon te një popull i tërë.

“Unë nuk kisha se si ta shmangia atë që ndodhi në Hagë para disa ditësh dhe nuk mund t’i shmangesha atij guri të madh, ku fjalët të duken të kota, njësoj si në një mort për së gjalli. Ka një fjalë që na përsëritet: ‘Respektoni vendimin e gjykatave’. Por ne nuk diskutojmë këtë vendim të gjykatës, se nuk është ky problemi. Problemi është se si të refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen veten në atë vendim”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria, në këtë situatë, nuk ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejt, por sipas tij, qëndrimi i Kosovës mund të shprehë kundërshtimin ndaj asaj.

“Natyrisht që Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa të qëndrojë në krah të Kosovës, por sidomos të zgjedhurit e popullit të saj do ta refuzojnë varrosjen për së gjalli të atyre katër burrave”, deklaroi Rama.

Rama tha gjithashtu se respektimi i vendimit të gjykatës nuk duhet të nënkuptojë domosdoshmërisht pranimin e pasojave të tij si një realitet i pakthyeshëm.

“Unë besoj se respektimi i detyruar i atij vendimi të gjykatës nuk e pengon kurrsesi refuzimin e saj si një fatalitet pa apel”, tha Rama.

ramagjallikatër

Të ngjashme

Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë

Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë

13:26
Plot 121 foshnje lindën brenda një jave në QKUK, mes tyre katër palë binjakë

Plot 121 foshnje lindën brenda një jave në QKUK, mes tyre katër palë binjakë

17:04
Përplasje mes Ramës dhe një gazetari: “Çfarë je ti, protestues?”

Përplasje mes Ramës dhe një gazetari: “Çfarë je ti, protestues?”

15:37
Rama: S’mendoj që se duhet të zgjedhë, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët

Rama: S’mendoj që se duhet të zgjedhë, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët

13:27

Më shumë nga Lajme

  • 15:16Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
  • 14:57“I është mohuar drejtësia”, mbrojtja e Kadri Veselit gati për apelin në Hagë
  • 14:56Musmurati del para objektit të Qeverisë, i kërkon Muratit nënshkrimin e marrëveshjes 74-milionëshe për mbeturinat
  • 14:53Pas gjetjes në varrezën masive në Kalludër, caktohet data e rivarrimit të Adem Ademit
  • 14:22Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë