Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: S’lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet, integrimi prek jetën e çdo shqiptari

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 15:17
Rama: S’lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet, integrimi prek jetën e çdo shqiptari

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk duhet të shihet si një çështje e largët politike, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Gjatë fjalës së tij në eventin “Rilindja 2.0”, Rama u shpreh se përfitimet nga integrimi europian duhet të bëhen të prekshme për qytetarët dhe bizneset.

Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian të banalizohet dhe që njerëzit ta ndjejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme, sepse është tërësisht e pavërtetë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, afrimi me BE-në do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e shqiptarëve, veçanërisht për brezin e ri, shkruan A2cnn.

Ky është një proces historik për një arsye, por është gjithashtu një proces historik për ekonominë e kujtdo. Është ekonomia e atyre që sot janë të rinj dhe të reja që do të përfitojë më shumë nga ky proces”, tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për disa programe të reja qeveritare, përfshirë mbështetjen për bizneset përmes garancisë sovrane, që sipas tij do të ndihmojë kompanitë të rrisin kapacitetet dhe të kenë më shumë akses në financim.

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
  • 23:26Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë
  • 23:22Kështu u vlerësua Zhegrova në ato pak minuta të luajtura ndaj Lazios
  • 22:57Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
  • 22:42Video e papublikuar, deputetja duke shëruar luftëtarët në luftë