Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Konferenca do të mbahet nga ora 12:00, në sallën e konferencave në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.
Rama ka paralajmëruar dje se Kosova rrezikon ta humbë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, duke publikuar një letër të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).
Pas këtij paralajmërimi ka reaguar ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i cili ka deklaruar se Kosova do t’i organizojë këto gara dhe se Qeveria do të jetë garantuese e organizimit të tyre.
Në një postim në Facebook, Gashani e ka kritikuar Ramën për publikimin e korrespondencës, duke thënë se ajo nuk i pasqyron të gjitha komunikimet dhe angazhimet institucionale.




