Rama i uron suksese kryeministrit Koretskyi në udhëheqjen e vendit përkrah Presidentit Volodymyr Zelenskyy në një prej atyre që ai e cilësoi si kapitullin më të vështirë të historisë së Ukrainës, raporton rtsh.al .
“Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës.
I uroj suksese teksa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej kapitujve më të vështirë të historisë së saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri.
Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah Presidentit Zelenskyy, Qeverisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme”, shkruan Rama në rrjetin social X.
