Analisti politik Sadri Ramabaja ka thënë se presidentja ka shpjeguar se ka pasur përpjekje institucionaliste që t’i bind partitë politike të votojnë buxhetin.
Sipas Ramabajës, çështja e buxhetit ka mundur të bëhet dhe presidentja ka thënë se ka bindur kryeministrin që ta tërheqë buxhetin e vitit 2026 dhe të shkohet e të votohet vetëm buxheti për Prishtinën, Gjilanin dhe Zveçanin.
“Ngjashëm siç ka pasur përpjekje që të zgjidhet edhe çështja tjetër me RTK-n”, ka shtuar ai.
Ramabaja, me tone kritike, ka thënë se ne jemi mbrapa dy shekuj si rezultat i lojërave të pista.
