Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramabaja për protestën në Tiranë: U mor vesh që organizatorët janë PS-PDK-BDI!

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 22:26
Ramabaja për protestën në Tiranë: U mor vesh që organizatorët janë PS-PDK-BDI!

Këtë të premte që lamë pas, Tirana jehoi kuqezi në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbahen në paraburgim në Hagë prej 5 vitesh.

Me moton “Liria ka emër” kjo protestë bashkoi në sheshin “Skënderbej” qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora të cilët kërkuan lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Por analisti Sadri Ramabaja, në një intervistë për “Ora News” shprehu disi keqardhjen e tij për politizimin e këtij manifestimi.

“Në këtë sentiment të ndjeshëm të qytetarëve për emrin e UÇK-së sigurisht që pamjet ishin madhështore.

Gjithsesi politika arriti që në qendër të Tiranës t’i bashkojë shqiptarët, atë që nuk po arrin ta bëjë në forma të tjera, përmes emrit të UÇK-së gjithsesi ia ka dalë.

Është për t’u përgëzuar vullneti politik i qytetarëve për të reaguar ndaj një të keqeje që mund t’i vijë Kosovës dhe imazhit të kombit nga një verdikt jo i drejtë i Gjykatës Speciale.

Sidoqoftë, pas lëvizjeve të reja politike në këtë raport, mund të them se raporti mes etikës së politikanëve tanë dhe drejtësisë, respektivisht shtetit ligjor, mund të vihet në pikëpyetje.

Sepse pavarësisht vullnetit politik, pavarësisht ndjesive të thella që kemi për UÇK-në, shteti do të duhej të ishte i kujdesshëm në raport me institucionet që ka krijuar vetë.

Dhe ata që e kanë organizuar këtë protestë, respektivisht nxitësit e tyre, pasi u mor vesh që këtu që ishte qeveria e Republikës së Shqipërisë, PDK-ja dhe BDI-ja janë organizatorët e kësaj proteste mund t’i kthehet në boomerang drejtësisë dhe të ardhmes evropiane të dy shteteve tona”, u shpreh ndër të tjera Analisti Sadri Ramabaja.

Proteste

Më shumë nga Lajme

  • 11:49Haziri për ditën e 18-të të protestës: Nuk lodhemi, nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar
  • 11:34Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta
  • 11:33Komisioni për Legjislacion ngarkohet për ta trajtuar Ligjin për Specialen
  • 11:03Merz uron Kurtin: Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike
  • 11:02Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen