Ramadan Avdiu ka reaguar pas bashkëbisedimit të mbrëmshëm në TV Dukagjini me gazetarët Ermal Panduri dhe Lirim Mehmetaj, duke sqaruar arsyet e mospjesëmarrjes së Ukshin Hotit në Mbledhjen e IV të Përgjithshme të LPK-së.
Avdiu thotë se Ukshin Hoti ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm nga shërbimi sekret serb dhe se pjesëmarrja e tij në një mbledhje të një organizate të fshehtë mund të rrezikonte jo vetëm atë, por edhe pjesëmarrësit e tjerë.
Sipas tij, vendimi që Hoti të mos merrte pjesë në mbledhje ishte marrë për arsye sigurie dhe në interes të tij dhe të Lëvizjes Kombëtare.
Postimi i plotë:
SQARIM
Të nderuar miq,
Në bashkëbisedimin që pata mbrëmë në TV Dukagjini, me gazetarët Ermal Panduri dhe Lirim Mehmetaj, për shkak të presionit të kohës, më mbeti pa i sqaruar tërësisht arsyet e mospjesëmarrjes së Ukshin Hotit në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPK-së.
Jo vetëm anëtarët e Kryesisë dhe ata që ishin ngarkuar për organizimin e Mbledhjes së IV të Përgjithshme, por të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare ishin në dijeni se Ukshin Hoti vëzhgohej 24 orë nga shërbimi sekret i Serbisë. Pjesëmarrja e tij në mbledhje të një organizate të fshehtë do të mund të rrezikonte atë dhe të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes.
Pikërisht për arsye sigurie, konsideruam se do të ishte më mirë për intelektualin dhe atdhetarin e shquar Ukshin Hoti dhe për Lëvizjen Kombëtare në përgjithësi, që ai të mos merrte pjesë në Mbledhjen e IV Përgjithshme. Me atdhetarin e intelektualin e shquar kemi pasur komunikime dhe konsultaime të vazhdueshme jo vetëm gjatë pregaditjeve për
Mbledhje!
Me respekt,
Ramadan Avdiu.