Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ka reaguar nënkryetari i Aleancës dhe deputeti, Burim Ramadani, duke e cilësuar raportin e Dick Marty-t si goditjen dhe fitoren e parë që Rusia dhe Serbia arritën në luftën hibride ndaj Kosovës.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Ramadani ka ndarë një pjesë nga libri i tij i botuar me titull “NË LUFTË HIBRIDE”, ku argumenton se ky raport nuk përfaqësonte një hetim profesional apo të paanshëm.
Deputeti i Aleancës shpjegon se dokumenti synonte me saktësi goditjen dhe përbaltjen e dy shtyllave kryesore: luftës së pastër të shqiptarëve për liri dhe ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha e të njëkohshme.
Në dritën e këtyre zhvillimeve aktuale, Ramadani ka sjellë në vëmendje se ai vetë e kishte paralajmëruar këtë skenar që para 14 viteve.
