Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadani: Jemi të hapur të takohemi me Kurtin, por në prani të kamerave

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 17:48
Ramadani: Jemi të hapur të takohemi me Kurtin, por në prani të kamerave

Aleanca është e hapur për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, por kërkon që një takim i tillë të jetë publik dhe në prani të kamerave.

Kështu ka deklaruar deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, duke thënë se partia e tij nuk e ka refuzuar asnjëherë takimin me Kurtin, por e konsideron të panevojshëm një takim vetëm për fotografi apo për qëllime politike.

Ne asnjëherë nuk e kemi refuzuar takimin me zotri Kurtin, ne vetëm kemi thënë nuk është i nevojshëm, pra pse duhet të ketë takim për foto derisa nuk ka pranim të pikave ose ofertës sonë. Për më shumë kryetari Gjini ka shkuar edhe pesë hapa përpara, pra ka pranuar takim me zotri Kurti në prani të kamerave. Pra ta sheh i gjithë populli sepse ne s’kemi fare asnjë pikë, asnjë presje që të fshehim, nuk po duam të jemi në qeveri, s’duam ministra, s’duam zëvendës ministra, zëvendës kryeministra, asgjë nga pushteti, prandaj jemi të hapur, zotri Gjini është i hapur që takimi të ndodhë në prani të kamerave. Pra mundem me thënë nëse e formulojmë ndryshe Ardian Gjini e ka pranuar takimin me Albin Kurtin, por ai takim le të jetë publik, le të jetë transparent”, ka deklaruar Ramadani.

Ai tha se Aleanca nuk e konteston fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit dhe as të drejtën e saj për ta pasur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar Qeverinë.

Megjithatë, për mbështetjen e kuorumit, Aleanca ka kërkuar zotimin për gjashtë vendime që i konsideron strategjike për shtetin, përfshirë çështje që lidhen me energjinë.

Ai kritikoi Vetëvendosjen dhe Kurtin, duke pretenduar se bllokimi i institucioneve po përdoret si alibi për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

hapurkurtinprani

Të ngjashme

Gashi: LDK i ndërroi tre palë qëndrime për 18 muaj në raport me Kurtin

Gashi: LDK i ndërroi tre palë qëndrime për 18 muaj në raport me Kurtin

10:31
Takimi me Kurtin, Hamza e Rama mbërrijnë në Qeveri, pritet takimi me Kurtin

Takimi me Kurtin, Hamza e Rama mbërrijnë në Qeveri

16:33

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve
  • 13:37Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend
  • 13:35Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në
  • 13:14Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?
  • 12:37Blindohet me policë nga brenda Kuvendi, deputetët e VV-së detyrohen të porosisin pica nga jashtë