Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadani: Paraqitjen para mediave e kanë uzurpuar një rreth i vogël, zërat kundër ngërçit në VV janë të shumtë

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 17:05
Ramadani: Paraqitjen para mediave e kanë uzurpuar një rreth i vogël, zërat kundër ngërçit në VV janë të shumtë

Analisti Burim Ramadani ka thënë se brenda Vetëvendosjes ka zëra që e kundërshtojnë bllokimin. Ai ka thënë ata janë të shumtë. Ramadani shton se paraqitjen para mediave “e kanë uzurpuar një rreth i vogël”.

Ramadani tha se ishte e pritur që dikur do të dalin “zëra normaliteti” nga Grupi Parlamentar, pasi sot deputetja e VV-së Shqipe Selimi nuk mori pjesë në votim kur u propozua Donika Gërvalla si kryeparlamentare.

Ishte e pritur se dikur në Grupin Parlamentar të VV-së do të dalin zëra normaliteti. Kjo nuk duhet të jetë apo nuk duhet të shpjegohet si diçka për motive individuale, por për kundërshtim konceptual e parimor të bllokimit të Kosovës që po i bëjnë.

Ngritja e zërit mospajtues duhet të vazhdojë. Duhet kundërshtuar bllokimin dhe taktikat që e mbajnë ngërçin, sepse ky bllokim po e çon shtetin e Kosovës në kolaps. Ka shpresë që Grupi Parlamentar i VV-së do të demokratizohet.

Anipse me shumë vonesë, pas kësaj edhe në organet partiake do të fillojnë të flasin lirshëm mendimet, pa pasur frikën e linçimit!

P.S Në diskutime jopublike, zërat e tillë kundërshtues ndaj bllokimit brenda VV-së janë të shumtë. Në diskutimet publike, rolin e paraqitjes para mediave e kanë uzurpuar një rreth i vogël.

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Kurti-gazetarëve: Mos i thirrni Konjufcën e Rushitin, por thirreni Bedri Hamzën
  • 19:57Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja
  • 19:55Zhvillimet e fundit në vend, vjen reagimi nga LDK
  • 19:46Musliu: Shpresat janë të pakta që sonte të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara
  • 19:46Gruda: Ligji duhet të bëhet sonte, nuk ka më arsye për vonesa