Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, lidhur me hulumtimin e Kiks Kosovës publikuar të hënën e 26 janarit mbi funksionimin e kanaleve serbe në platformën “Telegram”, shprehet se një nga gjërat që synojnë këto grupe, që ai i quan ekstremiste, është për që për ata që lëvizin në veri t’i shantazhojnë e poashtu që ta shohin ku punojnë dhe veprojnë.
Ramadani thekson se hulumtimi i Kiksit i ka bërë ndër shtetit duke prezantuar këto të dhëna.
Ndër tjerash, njohësi i sigurisë beson që këto grupe janë në radarin e institucioneve të sigurisë.
Ai shton që Policia është e përgatitur të bëjë punën në veri dhe ta mbajë situatën stabile.
Megjithatë, Ramadani është i mendimit se këto grupe do ta sfidojnë Kosovën gjatë “sepse qëllimi politik i Serbisë nuk ka ndryshuar”.
