Sot janë bërë 28 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, gjeneral Adrian Krasniqi.

Atë e ka kujtuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se gjeneralmajor Krasniqi ishte shembull e udhërrëfyes për brezat.

“Gjeneralmajor Adrian Krasniqi, mik i idealit dhe bashkudhëtar në rrugën e lirisë. Shembull e udhërrëfyes për brezat, për ta kuptuar se sa kushton liria dhe sa e madhe është dashuria për atdheun”, ka shkruar kreu i AAK-së, mbi foton krah dëshmorit të realizuar shumë vjet më parë.