Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Raporti i BE-së: Dhuna ndaj grave mbetet alarmante në Kosovë, sistemi i mbrojtjes së viktimave vlerësohet i pamjaftueshëm

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 15:18
Raporti i BE-së: Dhuna ndaj grave mbetet alarmante në Kosovë, sistemi i mbrojtjes së viktimave vlerësohet i pamjaftueshëm

Dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur në Kosovë, vlerëson Bashkimi Europian në raportin e fundit vjetor për vendin.

“Dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur, përfshirë dhunën kibernetike, e cila prek veçanërisht gratë në jetën publike dhe gratë e reja”, thuhet në raport. Megjithatë, “reagimet e zyrtarëve publikë, institucioneve dhe organizatave për të drejtat e grave vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në sfidimin e diskriminimit, stereotipave dhe paragjykimeve me bazë gjinore”, thotë raporti.

Aty përmendet se “dhuna në familje vazhdon të jetë forma më e raportuar e dhunës me bazë gjinore, ndonëse Kosova po bën përpjekje thelbësore për ta luftuar atë”.

Raporti përmend edhe rolin e Koordinatorit Kombëtar, por shton se duhet personel dhe programe të mjaftueshme për të garantuar zbatim efektiv.

“Kosova miratoi të gjitha aktet nënligjore përkatëse në përputhje me Ligjin Kornizë për dhunën me bazë gjinore. Ministria e Drejtësisë publikoi një vlerësim afatmesëm të strategjisë për dhunën me bazë gjinore, pas një procesi gjithëpërfshirës dhe efikas konsultimi. Roli i Koordinatorit Kombëtar është përcaktuar në përputhje me dispozitat e Konventës së Stambollit. Megjithatë, duhet të sigurohen personeli dhe programet e mjaftueshme për të garantuar zbatimin efektiv të funksioneve përkatëse. Ndonëse është krijuar një bazë e integruar e të dhënave për rastet e dhunës në familje, e ndarë sipas gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, ajo nuk përfshin të gjitha format e dhunës me bazë gjinore. Nëntë institucione ofrojnë të dhënat përkatëse, por ato regjistrohen në mënyrë jo të njëtrajtshme”, thuhet në raport.

Pavarësisht përpjekjeve institucionale, raporti thotë se “sistemi i parandalimit dhe mbrojtjes për luftimin e dhunës me bazë gjinore mbetet i pamjaftueshëm”.

“Ndërsa financimi për shërbimet e specializuara të mbështetjes për viktimat ka vazhduar të rritet, duhet të vendoset një planifikim më sistematik dhe shumëvjeçar për të siguruar vazhdimësinë dhe për të ofruar mbështetje efektive dhe adekuate për viktimat. Programet e rehabilitimit për kryerësit e dhunës janë në fuqi”. thuhet në raport.

BE, në raportin e sivjetmë vlerëson rolin e organizatave për të drejtat e grave.

“Organizatat për të drejtat e grave vazhduan të luajnë një rol kritik në avancimin e barazisë gjinore. Megjithatë, kontributi i tyre afatgjatë në procesin legjislativ dhe në monitorimin e zbatimit të politikave është ndikuar nga mospërputhjet në proceset e konsultimit të Qeverisë”, thuhet në raport.

bazëdhunagjinore

Më shumë nga Lajme

  • 16:18Musliu-Shoshi kërkon mbështetjen e Finlandës dhe Italisë për integrimin në BE dhe monitorimin e procesit ndaj çlirimtarëve në Hagë
  • 16:16Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës
  • 16:03Policia publikon pamjet e operacionit ku u sekuestruan 37 kilogramë heroinë dhe u arrestuan pesë persona
  • 16:02Progres-Raporti i KE për Shqipërinë/ Katër kapituj të mbyllur me BE-në, përparim në drejtësi dhe ekonomi, kritika për Kuvendin: Duhet dialog për protestat
  • 16:02Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes