Është raportuar për një grabitje të armatosur sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku cak i sulmit ka qenë një njësi e kompanisë Besa Security.
Sipas informacioneve të para, gjatë grabitjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur apo të lënduar.
Të dyshuarit, dy persona të maskuar dyshohet se janë larguar nga vendngjarja me motorr.
