Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Raportohet se Bedri Hamza ka jap dorëheqje nga kreu i partisë

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 19:35
Raportohet se Bedri Hamza ka jap dorëheqje nga kreu i partisë

Zhvillime të papritura po ndodhin brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetari i saj, Bedri Hamza, raportohet se ka vendosur të largohet nga drejtimi i subjektit politik.

Hamza tashmë ka marrë vendimin për dorëheqje dhe pritet që ky zhvillim të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Vlora Çitaku përmendet si personi që pritet ta marrë përkohësisht drejtimin e PDK-së, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Megjithatë, ende nuk është sqaruar nëse Hamza do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë Çitakut.

Hamza nuk pritet të kandidojë për një mandat tjetër në krye të PDK-së, ndërsa partia pritet të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin Zgjedhor, i cili është paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

Bedri Hamza ishte zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës më 17 nëntor 2025, duke pasuar Memli Krasniqin.

Ai ka një karrierë të gjatë politike dhe institucionale, gjatë së cilës ka ushtruar funksionet e ministrit të Financave, guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, deputetit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Hamza ka qenë gjithashtu kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës në disa procese zgjedhore.

Largimi i tij i mundshëm nga drejtimi i PDK-së pritet t’i hapë rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda partisë.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar që konfirmon dorëheqjen dhe mënyrën se si do të organizohet udhëheqja e përkohshme e PDK-së.

hamzapartisëbedri

Të ngjashme

Hamza së bashku me deputetët e PDK-së  shkon për ngushëllime në Skenderaj, për heroin Idriz Rrecaj

Hamza së bashku me deputetët e PDK-së shkon për ngushëllime në Skenderaj, për heroin Idriz Rrecaj

14:38

Më shumë nga Lajme

  • 20:31Situata në Tiranë: Lëndohen 10 policë, reagon drejtori i Përgjithshëm
  • 20:30Protestat në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetim për dhunën ndaj protestuesve: E papranueshme
  • 20:23Edhe Moska zyrtare mbështetë protestat dhe sulmon Edi Ramën
  • 20:15Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten
  • 20:13Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë – disa të plagosur