Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raportohet se është arrestuar për vjedhje milionëshe në Oman vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

GD
Gazeta Demos26 dhjetor 2025 në 11:27
Raportohet se është arrestuar për vjedhje milionëshe në Oman vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

Një person me emrin Avdush Bala, i cili raportohet të jetë vëllai i ish-deputetes së LVV-së Nazlie Bala, siç raporton Paparaci, e cila shërben si këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, dhe ka shërbyer edhe sa Albulena Haxhiu ishte ministre e Drejtësisë, dyshohet të ketë qenë koka e një prej plaçkitjeve më të sofistikuara që ka ndodhur më 14 dhjetor të këtij viti.

Ai bashkë me një person tjetër raportohet se kanë hyrë në Oman me viza turistike dhe kanë qëndruar në hotelin afër dyqaneve të bizhuterisë në zonën e njohur si Al Ghubrah. Sipas këtij raportimi, Balaj kishte pasaportë australiane.

Siç njoftoi zyrtarisht Policia Mbretërore e Omanit, të dyshuarit, pa specifikuar nacionalitetin e tyre, fillimisht e kanë kontrolluar zonën dhe kanë planifikuar plaçkitjen.

Ndërkaq, rreth orës 4 të mëngjesit, ata thuhet se kanë thyer murin e dyqanit me mjete të demolimit, duke vjedhur sasi të mëdha të bizhuterive. Ata pastaj kanë thyer me forcë kasafortën dhe kanë vjedhur para të gatshme.

Pas hetimeve të policisë, të dy të dyshuarit janë arrestuar. Autoritetet në Oman kanë sekuestruar edhe pajisjet që janë përdorur, të cilat ishin fshehur në një plazh në Siefa, pasi kanë udhëtuar me anije të marrë me qira.

Klankosova.tv ka tentuar të marrë një përgjigje nga Nazlie Bala, por e njëjta nuk e ka hapur telefonin.

Ndërkaq, në faqen e saj në Facebook, Bala ka mohuar që personi i apostrofuar nga “Paparaci”, të jetë vëllai i saj.

“Lajmi i publikuar nga portali Paparaci, i cili pretendon kinse përfshirjen e familjarëve apo të ‘vëllaut tim’ me emrin Avdush Bala, në një rast të vjedhjes, përbën shpifje të pastër, të qëllimshme dhe tendencioze. Deklaroj kategorikisht se nuk kam asnjë vëlla apo familjar me këtë emër, si dhe nuk kam asnjë lidhje apo njohje me personin në fjalë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, redaksia ka dërguar pyetje edhe në adresë të Policisë së Omanit për të marrë detaje mbi rastin, por deri në momentin e raportimit, nuk kemi pranuar përgjigje.

Oman

Më shumë nga Lajme

  • 11:40Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit
  • 11:04QKUK: Gjendja e 30 vjeçarit për momentin është stabile
  • 10:46Shoferin e zuri gjumi? 12 të vdekur në aksidentin me autobus në Hungari
  • 10:40Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje
  • 10:22Zjarri në hotelin në Vlorë, një vajzë në gjendje të rëndë: I është djegur gati 100% e trupit