Një fotografi e ish-presidentit Hashim Thaçi është fotografuar në mesin e mbeturinave në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.
Fotografia, të cilën e ka publikuar sot portali Nacionale, shfaq portretin e Thaçit në mesin e gjërave të pavlera të hudhura në një ambient me bërllok. Ajo besohet se duhej të ishte vendosur në një hapësirë të dukshme brenda Ministrisë, siç parasheh protokolli shtetëror.
Por, portreti i ish-presidentit është hequr gjatë udhëheqjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Donika Gërvalla, tani ministre e Drejtësisë.
