Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku në fokus ishte çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Takimi nuk ishte paralajmëruar paraprakisht për media dhe është zhvilluar pa praninë e gazetarëve.

Pas përfundimit të takimit, as Kurti dhe as Abdixhiku nuk kanë dhënë deklaratë për media dhe nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë marrëveshje lidhur me kandidatin për president.