Personi që dyshohet se kishte kërcënuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes rrjetit social Facebook, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.
Sipas Sinjalit bëhet fjalë për Kadri Xhemailin, 72 vjeçar, i cili u arrestua të dielën në pikën kufitare Stançiq, në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.
Sipas informacioneve, Xhemaili kërkohej në kuadër të hetimeve për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, pasi dyshohet se më 30 tetor 2025, përmes Facebook-ut, kishte publikuar përmbajtje me karakter kërcënues ndaj Kryeministrit Kurti.
