Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raportohet se Vjosa Osmani ka themeluar Listën “Shpresa”

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 18:31
Raportohet se Vjosa Osmani ka themeluar Listën “Shpresa”

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë ndarë përfundimisht rrugët e tyre politike, pas një përplasjeje të fortë në takimin e fundit mes tyre.

Burime të sigurta për Kanal10 bëjnë të ditur se takimi është shoqëruar me konfrontim verbal dhe tone të ashpra. Presidentja Osmani raportohet të jetë ndjerë e tradhtuar, pasi Kryeministri Kurti i ka kërkuar që të heqë dorë nga ambicia për një mandat të dytë presidencial dhe të marrë drejtimin e një ministrie në qeveri.

Megjithatë, Osmani thuhet se ka refuzuar prerazi këtë propozim, duke pretenduar se i ka votat e mjaftueshme për rizgjedhje, falë mbështetjes së Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe të përfaqësuesve të pakicave joserbe.

Situata tashmë po merr një tjetër dimension, Presidentja pritet të shndërrohet në rivale të drejtpërdrejtë të Kurtit në skenën politike.

Osmani ka përgatitur një listë të re politike me emrin “Shpresa”, me të cilën synon të garojë në zgjedhje, potencialisht në një koalicion të përbashkët me Lidhja Demokratike e Kosovës ose Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në rast se Kuvendi dështon të zgjedh presidentin e ri deri të enjten, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 14:58IKD i kërkon KPK-së të mos cenojë funksionalitetin e Prokurorisë Speciale
  • 14:451.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja
  • 14:20Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit
  • 14:15Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
  • 13:49Prokuroria rrëzon pretendimin për “bllokimin e buxhetit” të Prishtinës