Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Rast që rrezikoi jetën e qytetarëve në Prishtinë”, policia arrston një person dhe interviston disa të tjerë!

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 17:27
“Rast që rrezikoi jetën e qytetarëve në Prishtinë”, policia arrston një person dhe interviston disa të tjerë!

Një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa katër të tjerë janë liruar lidhur me tentim vrasjen në Vranjevc, rasti ky i ndodhur më 31 janar.

Të shtunën e 31 janarit, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë u raportua për të shtëna me armë, ndërsa pas këtij konflikti ndërmjet dy grupeve personash, mosmarrëveshja ka vazhduar në një lokacion tjetër të qytetit, ku një veturë është përdorur si mjet rrezikimi ndaj personave, duke u shkaktuar lëndime trupore disa qytetarëve, ndërsa dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri nga vetura në lëvizje.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer ekzaminime të plota kriminalistike dhe forenzike, me ç’ rast janë sekuestruar: gëzhoja dhe fragmente predhash, municion, mjete të forta, si dhe, vetura e dyshuar e përfshirë në rast.

Sipas policisë, të gjitha veprimet operative dhe hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, ndërkohë që është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale: “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.

“Si rezultat i punës intensive hetimore: Janë identifikuar dhe intervistuar të gjithë personat relevantë të përfshirë në rast, janë siguruar video-incizime nga kamerat e sigurisë dhe prova të tjera materiale, janë realizuar tri bastisje në lokacione të ndryshme, janë konfiskuar dy armë zjarri dhe prova shtesë me rëndësi për procedurën penale, janë identifikuar gjithsej pesë persona të dyshuar; njëri prej tyre, me iniciale A.T., është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa katër persona të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm në garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë publike, duke mos toleruar asnjë formë dhune apo rrezikimi të jetës së qytetarëve”.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Nata në qeli para vendimit, Limaj: Përgatitesh për ma të keqen
  • 21:11“Mërgata është pranë Kosovës, ish çlirimtarët s’janë vetëm”, Tasholli: Qindra shqiptarë kanë ardhur nga vendet e Europës
  • 20:54Selimi kritika diplomatëve dhe juristëve amerikanë dhe ndërkombëtarë që ishin involvuar në krijimin e Speciales
  • 20:52Kryeqyteti njofton se nesër mbahet mësim
  • 20:48Hoxhaj me mesazh nga Haga: Nesër, historia vendos drejtësi për çlirimtarët!