Prokuroria dhe Mbrojtja e krerëve të UÇK-së kanë theksuar se duan që dosjet përfundimtare të dorëzohen deri më 30 janar.
“Siç kemi parashikuar është kërkuar afat 30 janar 2026. Kjo kërkesë është e arsyeshme, gjatë gjithë procesit gjyqësor janë pranuar provat e zgjidhur problemet, duke pasur parasysh se palët do të bëjnë parashtrime në përfundim të procesit. Dosjet përfundimtare na japin këtë mundësi. Duhet parashikuar një kohë e konsiderueshme për përpunimin e dosjeve përfundimtare gjyqësore”, tha prokurori Pache.
Me këtë deklaratë të prokurorit, u pajtuan edhe avokatët.
Si rezultat, u theksua se fjalët finale do të mbahen 45 ditë pas dorëzimit të dosjeve finale.
