Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj, i është drejtuar me lutje mediave në Shqipëri, që të mos i publikojnë videot nga provat e rastit, duke kërkuar që t’i largojnë videot dhe të mos i shfaqin në televizione.
Ai ka shtuar se, këto prova kanë pasur qëllim që të të dëshmojnë dhe të vërtetojnë vrasjen e Liridona Ademajt.
Postimi: Të nderuar përfaqësues dhe drejtues të mediave në Shqipëri,
Ne, si familje, jemi informuar se kanë filluar të qarkullojnë video nga provat e rastit të diskutuara në gjykatë.
Në Kosovë kemi kërkuar nga mediat që prova të tilla të mos publikohen dhe kemi hasur në një bashkëpunim shumë të mirë.
