Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ahpëlarja e parave, për veprën penale kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprën penale Falsifikim i parasë.
Në njoftim thuhet edhe se, gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.
Njoftimi:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q.
Prishtinë, 03 Korrik 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Shperlarja e parave, për veprën penale Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprën penale Falsifikim i parasë.
