Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

GD
Gazeta Demos13 shkurt 2026 në 11:40
Rasti i spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

Gjykata e Apelit të Kosovës me vendimin e 20 janarit 2026 ka vendos të aprovojë ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuares për spiunazh, Jelena Gjukanoviq ashtu që ka ndryshuar vendimin e Themelores duke llogarit prova të pranueshme gjetjet në telefonin e të akuzuares.

Ankesë ndaj vendimit të Themelores ka paraqitur Prokuroria Speciale duke kërkuar që aktvendimi të ndryshohet ndërkaq mbrojtësi i Gjukanoviq, avokati Predrag Miljkoviq ka propozuar që ky vendim të vërtetohet.

Ndërkaq Prokuroria Apelit ka propozuar njësoj si ajo Speciale që provat e siguruara nga telefonin i Gjukanoviq të merren si prova të pranueshme.

Sipas vendimit të Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë janë të bazuara, për faktin se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka ardhur në përfundim se këto prova duhet të shpallen të papranueshme.

Apeli ka theksuar në vendim se shkalla e parë gabimisht ka ardhur në përfundimet se provat e siguruara nga ekzaminimi i këtyre pajisjeve janë në kundërshtim me nenin 103 e 251 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK) respektivisht se janë të papranueshme, shkruan Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.

Apeli ka gjet se neni 103 është interpretuar gabimisht nga shkalla e parë për faktin se në rastin konkret kontrolli i shtëpisë-banesës së të akuzuarës është bërë me urdhër-leje verbale të prokurorisë e cila më vonë ka kërkuar konfirmimin e urdhrit, ku për këtë kontroll e ka marrë konfirmimin retroaktiv të gjykatës lidhur me legjitimitetin e kontrollit dhe provave të siguruara gjatë tij.

Ky konfirmim është bërë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe atë në harmoni me nenin 107 të KPPRK, për arsyet e kontrollit të përcaktuara sikurse në nenin 108 të KPPRK.

Apeli ka gjetur se në rastin konkret kontrolli e sekuestrimi është konfirmuar me konfirmim retroaktiv të gjykatës e atë me Aktvendimin e datës 03.03.2025, ku decidivisht provat e siguruara gjatë kontrollit, duke përfshirë pajisjet elektronike (telefonat celularë), janë siguruara-sekuestruar në bazë të një vendimi-urdhri gjyqësor për konfirmim retroaktiv.

Gjithnjë sipas Apelit neni 103 i KPPRK-së referohet (rregullon) kontrollin dhe sekuestrimin e provave dhe pasurisë së specifikuar, por nuk rregullon ekzaminimin e përmbajtës së provave elektronike, respektivisht pajisjeve telefonike.

Sipas Apelit, neni 145 paragrafi 2 i KPPRK-së është zbatuar gabimisht nga shkalla e parë kjo pasi që i ka dhënë të drejtë prokurorit që të autorizojë policinë apo ekspertin për të shqyrtuar, analizuar e kërkuar për informata ose të dhëna brenda pajisjeve kompjuterike, pajisjeve elektronike për ruajtje ose pajisjeve të ngjashme, e që kjo nënkupton edhe analizimin e pajisjeve telefonike të sekuestruara nga akuzuara Gjukanoviç.

Gjykatë

Më shumë nga Lajme

  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore