Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti në Pediatri, Gjini kërkon dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit: Dështim total

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 22:42
Rasti në Pediatri, Gjini kërkon dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit: Dështim total

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj rastiti të fundit në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, duke e cilësuar situatën si një dështim komplet të sistemit shëndetësor.

Gjini u rreshtua në krah të qytetarëve, duke vlerësuar lart denoncimin e nënës që publikoi pamjet nga spitali, ndërsa kritikoi ashpër masat e marra nga drejtoria për suspendimin e stafit të mesëm mjekësor.

Sipas kryetarit të Aleancës, kushtet brenda klinikës reflektojnë një realitet të hidhur të cilin institucionet po tentojnë ta fshehin përmes ndëshkimit të punëtorëve të thjeshtë.

Ai ka numëruar një varg dështimesh flagrante, duke potencuar hapur gjendjen aktuale.

“Nuk ka pej, as barna esenciale, dyshekët me 10 vjet të vjetër, janë të palyera dhomat, nuk ka ujë në shumicën e dhomave, pikë tavani”. Gjini ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi destinacionin e buxhetit të shtetit duke pyetur publikisht: “400 milionë ku janë tu shku, a i intereson dikujt?”, tha Gjini.

Më tej, ai e ka quajtur të papranueshme tendencën për të shkarkuar fajin tek infermierët dhe mbikëqyrësit.

Gjini ka deklaruar se suspendimi i tyre është bërë vetëm për të mbuluar problemin e madh që ka ngritur një zonjë qytetare e përgjegjshme, duke shtuar se përgjegjësia duhet të jetë krejtësisht morale dhe menaxheriale në nivelet më të larta.

“Nëse kishte ndodhë një aksident, ish kanë marre unë me dalë me thanë drejtori e ministri me dhanë dorëheqje, por po ju garantoj që krejt dyshekët janë qesi, pos ato dy dhoma që i ka pre shiritat krejt janë të njëjtë tjerat”.

Në përmbyllje, Gjini ka theksuar se kjo situatë nuk mund të fshihet pas vendimeve disiplinore ndaj stafit të mesëm, sepse kjo piramidë dështimi shkon deri në majat e saj drejtuese.

Ai ka sqaruar se nëse ministri dhe drejtori nuk e kanë ditur se në çfarë gjendje të tmerrshme ndodhet spitali, ata duhet të japin dorëheqje menjëherë.

“A po dojnë me thanë që drejtori e ministri se kanë ditë? Këta duhet me dhanë dorëheqje, sepse nëse nuk e kanë ditë janë të paaftë me kry punën, nëse e kanë ditë e s’kanë bo kurgjo nuk po u intereson, shkon kjo piramidë”. Për këtë arsye, ai ka përsëritur se situata në Pediatri nuk është një moment i izoluar, por “një gjendje komplet dështim”, deklaroi Gjini në “Pressing”.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike