Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon Halil Geci, kundërshton pretendimet e vëllezërve të tij: E kanë zmadhu deklaratën e Fatosit sikur të varej prej tij lirimi apo dënimi i Hashim Thaçit

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 08:47
Reagon Halil Geci, kundërshton pretendimet e vëllezërve të tij: E kanë zmadhu deklaratën e Fatosit sikur të varej prej tij lirimi apo dënimi i Hashim Thaçit

Halil Geci i ka dalë në mbrojtje djalit të tij, Fatos Gecit, për deklaratat e tij në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ish-presidentin Thaçi do ta pret fati i njëjtë i Naim Murselit, duke pretenduar te dënimi me burgim të përjetshëm.

Ai ka kundërshtuar pretendimet e vëllezërve të tij, të cilët kanë thënë se fjalimin e lexuar në kuvend kundër ish-krerëve të UÇK-së, deputetit të VV-së ia ka shkruar dikush nga deputetët e VV-së.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar reagimet ndaj fjalimit të djalit të tij janë propagandë.

“Ata që po e akuzojnë Fatosin e kanë për qëllim të dëmtojnë koalicionin me VV-Guxo , Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën ,nuk e kanë fare me Fatosin. Reagimi i Fatosit erdhi pasi një deputet nga PDK deklaroi se “po frikësohemi nga Hashim Thaçi”. Në këtë kontekst, Fatosi reagoi duke thënë se, për veprat për të cilat akuzohet Thaçi, ekziston mundësia që ai të përballet me një dënim të rëndë. Kjo që ka thënë Fatosi është diçka që e di e gjithë bota shqiptare. Megjithatë, deklarata e tij është zmadhuar sikur ai të ishte vendimtar për fatin e procesit gjygjësor, sikur prej tij të varej lirimi apo dënimi”, ka shkruar ai.

Sipas tij, reagimet ndaj djalit të tij nuk i bëjnë përshtypje kryeministrit Albin Kurti.

“O njerëz, procesi gjyqësor ka përfunduar dhe nuk ka fuqi që e kthen mbrapa. Prandaj, ju lutem, mos u merrni me çështje të kota. Këto propaganda Albin Kurtit nuk i bëjnë asnjë përshtypje;Ai ka përballuar Serbin, Russin, Edi Ramen dhe të gjithë kundërshtarët e brendshëm e të jashtëm të Kosovës, dhe gjithmonë ka dalë fitimtar”, ka shkruar ai.

Fatos Geci

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare