Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon motra e Jetlirës: Mos e ktheni dhimbjen tonë në thashetheme për xhelozi e tradhti

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 19:06
Reagon motra e Jetlirës: Mos e ktheni dhimbjen tonë në thashetheme për xhelozi e tradhti

Familjarët e Jetlira Foniqit kanë reaguar pas ngjarjes së rëndë ku ajo humbi jetën, duke kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet dhe duke bërë thirrje që të mos publikohen versione të pakonfirmuara për motivin e ngjarjes.

Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, motra e Jetlirës thotë se familja po përballet me një situatë të jashtëzakonisht të dhimbshme dhe shprehet e shqetësuar për shkrimet ku përmenden pretendime për xhelozi apo tradhti si arsye të mundshme të ngjarjes

Sipas saj, personi i dyshuar kishte jetuar për rreth katër vite në Gjermani dhe, gjatë muajve të fundit, kishte qenë i burgosur atje për tentim vrasjeje. Ajo pretendon gjithashtu se ai kishte qëndruar për rreth një muaj në një spital psikiatrik dhe se mjekët kishin vlerësuar se gjendja e tij mendore nuk ishte e mirë.

Familjarja rrëfen se Jetlira, e cila ishte shtatzënë, ishte përkujdesur për të dhe e kishte shoqëruar në vizita mjekësore, duke tentuar ta ndihmonte edhe me terapinë e përshkruar.

“E në fund, krimineli në fjalë na e mori motrën prej nesh”, thuhet në deklaratë.

Familjarët kanë kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rastit, duke apeluar që të mos nxirren përfundime apo të përhapen pretendime për motivin e ngjarjes pa u vërtetuar faktet.

“Përshëndetje, unë jam motra e ndjerës Jetlira Foniqi. Familja jonë është tu e kalu ni situatë shumë të vështirë e të dhimbshme dhe aspak nuk po na e lehtëson dhimbjen fakti që po shohim postime e shkrime të ndryshme ku po përmenden arsye si xhelozia e tradhtia, kur në fakt e vërteta e plotë e asaj që ka ndodh ende nuk dihet.

Personi në fjalë ka qenë në Gjermani për rreth 4 vite. Muajt e fundit ka qenë i burgosur në Gjermani për tentim vrasjeje dhe për afërsisht një muaj ka qenë në spital psikiatrik. Për rreth një javë ka qenë edhe i lidhur, sepse mjekët gjermanë kanë konstatu që gjendja e tij mendore nuk ka qenë aspak mirë dhe kanë pas dyshime edhe për skizofreni. Edhe këtu në Kosovë ka fillu me marrë terapi, sepse nuk ka qenë aspak mirë.

E motra jem, që ka qenë shtatzënë, për një muaj rresht e ka marrë me dorë e vet naper mjekë, i ka nejt afër dhe i ka dhanë kokrrat e terapisë që i kanë përshkru, tu u mundu me e ndihmu.

E në fund, krimineli në fjalë na e mori motrën prej nesh. Na e mori një vajzë, një motër, një nanë që mezi ka prit me mbajt fëmijën e vet në krahë. Sot na ka mbet veç dhimbja dhe një zbrazëti që kurrë nuk ka me u mbush.

Nuk po kërkojmë asgjë tjetër veç të vërtetës dhe drejtësisë për Jetlirën tonë. Ju lutem mos e ktheni dhimbjen tonë në thashetheme e mos nxirrni përfundime për diçka që ende nuk dihet. Për neve Jetlira nuk ka qenë thjesht një emër në një lajm. Ka qenë motra jonë, vajza jonë dhe pjesë e familjes tonë që sot na mungon përgjithmonë.

Na kemi edhe fakte me mbështet këtë deklaratë.”


motrajetlirësdhimbjen

Më shumë nga Lajme

  • 20:46Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Besojmë në pafajësinë e tyre
  • 20:39Kurti flet pas takimit, ja se çka tha
  • 20:37Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku
  • 20:23Burgimi i përjetshëm: Naim Murseli ankohet, do ulje dënimi
  • 20:09Policia realizon dy ekstradime, një person dërgohet në Kosovë dhe një tjetër në Gjermani