Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Reagon muzikanti slloven Marko Hatlak që përzgjodhi “Oj Kosovo, Kosovo”: Kërkoj falje, krejtësisht pa qëllim, e gjeta në Google

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 14:41
Reagon muzikanti slloven Marko Hatlak që përzgjodhi “Oj Kosovo, Kosovo”: Kërkoj falje, krejtësisht pa qëllim, e gjeta në Google

Muzikanti dhe fizarmonicisti i njohur slloven, Marko Hatlak, ka kërkuar falje për përzgjedhjen e një melodie për Kosovën, e cila përmbante pretendime territoriale ndaj Kosovës, që u luajt në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel.

Hatlak ishte përgjegjës për përgatitjen e programit muzikor me të cilin Komisioni Europian synonte të përfaqësonte vendet pjesëmarrëse në Forumin e Zgjerimit të BE-së 2026, përfshirë përzgjedhjen e këngës që do të përfaqësonte Kosovën.

Muzikanti slloven tha se para se të zgjidhte këngën, ai kërkoi në Google dhe ajo që i doli e që iu përshkrua si këngë patriotike ishte “Oj Kosovo, Kosovo”.

Ai thotë se këtë e bëri paqëllimshëm dhe pa e ditur kontekstin e saj e zgjodhi melodinë nga një këndvështrim prej muzikanti. Hatlak u këroi falje të gjithë atyre që u preken nga kjo përzgjedhje e tij.

“Më 15 nëntor 2026, performova së bashku me grupin tim etno-muzikor Kapobanda në Forumin e Zgjerimit të BE-së 2026. Fatkeqësisht, kjo ngjarje, e cila ishte menduar të karakterizohej nga fryma e unitetit, do të mbahet mend për përzgjedhjen e pafat të këngës që synonte të përfaqësonte Kosovën. Nga Komisioni Europian isha ngarkuar për përgatitjen e programit të këtij aktiviteti. Duhej të përzgjidhnim, të dorëzonim për miratim dhe të interpretonim dhjetë këngë të reja – nga një këngë për secilin vend. Kur kërkova në Google për një këngë tradicionale nga Kosova, më doli kënga “Oj Kosovo, Kosovo”. Platforma e kërkimit e përshkruante këtë këngë si patriotike. Unë e përzgjodha atë nga këndvështrimi i një muzikanti, pra duke u bazuar në harmoninë, ritmin dhe tingullin e saj”.

Ai tha se brenda një afati të shkurtër “prej vetëm një jave që kisha në dispozicion për përgatitjen dhe interpretimin e programit, fatkeqësisht nuk arrita të gjeja informacione të tjera lidhur me kontekstin e saj historik dhe politik”.

Muzikanti slloven tha se gjithashtu gjatë shqyrtimit të programit nga organizatorët e ngjarjes, askush nuk e vuri në dukje natyrën problematike të kësaj përzgjedhjeje.

“U kërkoj sinqerisht falje të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje”, tha ai.

“Gjithashtu, kërkimfaljen ua kam dërguar drejtpërdrejt ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, z. Valdet Sadiku; ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, z. Agron Bajrami; kryenegociatorit për Integrimin Evropian, z. Jeton Zulfaj; si dhe komisioneres për Zgjerim, znj. Marta Kos”.

Hatlak tha se ky ishte një gabim krejtësisht i paqëllimshëm, pasi nuk ishte në dijeni të prejardhjes dhe domethënies së kësaj kënge.

“Dua të theksoj se, po ta kisha ditur kontekstin dhe domethënien e saj, sigurisht që nuk do ta kisha interpretuar. Gjatë gjithë karrierës sime, jam përpjekur që përmes muzikës t’u sjell njerëzve vetëm gëzim dhe paqe të brendshme. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të fyej askënd. Më vjen jashtëzakonisht keq për situatën e krijuar dhe shpresoj që ta pranoni kërkimfaljen time të sinqertë”.

kosovomuzikantihatlak

Më shumë nga Lajme

  • 14:50Identifikohen dhe ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në argjendaritë e Gjakovës
  • 14:42Supremja shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës
  • 14:35Kënga nacionaliste serbe, Gërvalla në takim me BE-në: Pavarësia e Kosovës nuk mund të mohohet
  • 14:32Gjykata në Britani e shpall të pafajshëm ushtarin e FSK-së
  • 14:25Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve