Reshjet e para të borës kanë nisur në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në zona të tjera malore të Kosovës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të krijohen ngrica.
Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë në ditë dhe të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve.

