Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Restauranti pranë Liqenit të Radoniqit i “kundërpërgjigjet” Fitore Pacollit: Dyert i kemi të hapura

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 22:06
Restauranti pranë Liqenit të Radoniqit i “kundërpërgjigjet” Fitore Pacollit: Dyert i kemi të hapura

Inspektorati i Mjedisit ka mbyllur restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, për shkak të veprimtarisë së kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati ka vendosur shiritat e mbylljes në objekt

“Me këtë i është dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se si ministri do të vazhdojnë të veprojnë për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka deklaruar Pacolli.

Pak orë më vonë, me reagim kanë dalë nga ky restorant. Në reagimin e tyre bëhet e ditur se ata presin klientë, përkundër vendimit të ministrisë.

“Për shqiptarët anembanë botës, dyert tona janë gjithmonë të hapura. Kudo që jetoni e nga kudo që vini, tek Hotel & Restaurant ‘Liqeni i Dukagjinit’ jeni gjithmonë të mirëseardhur. Një vend ku mikpritja shqiptare, shija dhe qetësia ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi. Mirë se vini tek ne, sot dhe gjithmonë”, thuhet në reagim.

liqenitradoniqitfitore

Më shumë nga Lajme

  • 18:37Protestuesit vendosin tendë para Qeverisë
  • 18:19Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen edhe në Pejë, Gjakovë, Prizren, Drenas e Skenderaj
  • 18:16Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit
  • 17:48Ky është drejtori i ri i përkohshëm i Policisë në Pejë
  • 17:48Vrasja e Arlinda Zekajt, flet Hoxha: Dhashë dorëheqje morale