Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rexha për gjuhën e Kurteshit ndaj mediave: E rëndë, e papranueshme, por aspak e befasueshme

GD
Gazeta Demos4 dhjetor 2025 në 08:27
Rexha për gjuhën e Kurteshit ndaj mediave: E rëndë, e papranueshme, por aspak e befasueshme

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka kritikuar ashpër sjelljet dhe gjuhën e anëtarit të LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

Rexha tha se gjuha e Kurteshit ndaj gazetarëve mund të çojë në sulme fizike ndaj tyre në rrugë.

“Shumë e rëndë, e papranueshme, por aspak e befasueshme dhe e çuditshme. Nuk është hera e parë që zoti Kurteshi na quan ‘Aleancë e Grupeve Kriminale’, edhe gazetarët tjerë i ka quajtur vrasës me pagesë. Kjo tregon atë që ai në fakt është, recidivist”.

“Ne e kemi bërë një konstatim, asnjë përpjekje për t’ia kthyer me gjuhën e njëjtë. Pra, kushdo që e përsërit veprën quhet recidivist. Dhe Zoti Kurteshi, për vite të tëra ka bërë sulme brutale ndaj mediave. Përveç të papranueshme, janë edhe shumë të rrezikshme. Të quhen gazetarët vrasës me pagesë, të numërohen mediat, dhe organizata e vetme që i mbron gazetarët në Kosovës, ‘Aleancë e Grupeve Kriminale’, sipas optikës së zotit Kurteshi, jemi aleancë e grupeve kriminale”.

“Është koha e fundit që të ndalojë kjo gjuhë, të cilën zoti Kurteshi e bën me vetëdije. Një gjuhë e tillë është nxitje për mijëra komente online kundër mediave e AGK-së të cilat mund të çojnë në sulme fizike në rrugë”, deklaroi Rexha në Klan Kosova.

Ndër të tjera, kreu i AGK-së tha se do të kërkojnë nga presidentja Vjosa Osmani që të shqyrtojë mundësinë e shkarkimit të tij nga pozita e anëtarit të KQZ-së.

“Ne kemi në plan që t’i shkruajmë letër KQZ-së e Presidentes Osmani. Zoti Kurteshi nuk duhet të jetë anëtar i KQZ-së, nuk do të duhej të ridërgohej nga VV e të merrte mandatin nga presidentja Osmani, e cila e ka pasur të qartë se çfarë ka bërë zoti Kurteshi mandatin e kaluar. Ai ka gjuhë mizogjeniste, vazhdimisht ka sulmuar gratë, përveç gazetareve, edhe gratë e partive tjera politike. Prandaj, do të kërkojmë nga presidentja Osmani që të kërkojë shkarkimin e tij”, u shpreh Rexha në Edicionin Special.

Ai kërkoi që akuzat e Kurteshit nuk duhet të demotivojnë gazetarët e as AGK-në.

xhemajl rexha

Më shumë nga Lajme

  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot
  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit