Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Rexhep Selimi pikturon, vepra kushtuar UÇK-së

GD
Gazeta Demos4 tetor 2026 në 16:22
​Rexhep Selimi pikturon, vepra kushtuar UÇK-së

Ditën e sotme ka nisur edicioni i shtatë i emisionit “ArtKand” me Jetona Koçibellin, në Top Channel. Episodi i parë solli ekskluzivisht një akuarel nga Rexhep Selimi.

“Këtë episod të parë do ta nisim me një vepër ekskluzive, një akuarel nga i mirënjohuri i Rexhep Selimi. Tashmë të gjithë i kemi sytë nga Kosova, sidomos pas aktgjykimit dhe vendimit që Dhoma Speciale e Hagës mori për katër ish-krerët e UÇK-së, përfshirë edhe Rexhep Selimin. Në total ata janë dënuar me mbi tetë dekada burg. Ndërkohë që Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite. Përpos anës së tij të rëndësishme, padyshim luftarake, pjesës së tij të lidhur fort me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, padyshim dashurinë dhe ndjekësit që ai ka në Kosovë, ai ka dhe një dimension tjetër. Ai pikturon. E kemi thënë dhe më herë në ArtKand kur është çelur një ekspozitë personale, por kemi kënaqësinë që për herë të parë t’a sjellim Rexhep Selimin nëpërmjet simboleve, tre germave kaq të njësuara me historinë e kombit shqiptar, historinë e Kosovës, siç është UÇK”, e prezantoi Jetona Koçibell akuarelin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur për këtë vepër, Ardian Isufi u shpreh se ‘ku ka më mirë që “ArtKand” të nisë këtë edicion të ri me një vepër simbolike, e cila flet shumë si në anën simbolike ashtu dhe estetike’.

“Ne themi edhe përgjatë analizave tona që arti është politikë dhe politika është art. E në këtë rast ky artistit, politikan, ka sjellë në mënyrë kaq të natyrshme në një akuarel simbolin e UÇK-së. Një simbol i cili bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë, për luftën, për sakrificën, për identitetin kombëtar. Kuq e zi dhe gjithë ky elementi që rrethon e duket shumë i abstraktuar, por duket gati sikur del nga një flamur ky simbol”, tha Isufi. /TCH/

rexhepselimiuçk-së

Të ngjashme

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, veprimet mbesin konfidenciale

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, veprimet mbesin konfidenciale

12:04

Më shumë nga Lajme

  • 10:46Bajrami: Shtatë vjet kanë përfituar tregtarët e energjisë, tash po na shiten si patriotë
  • 10:46“Ha-ha, shumë vonë”, Ymeri godet Kurtin pas ndalimit të tregtisë së rrymës me serbinë
  • 10:23Fadil Fazliut niset për në Hagë: Pres drejtësi dhe pafajësi për mua dhe gjithë çlirimtarët
  • 10:23Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Dyfish i dyshimtë, po përdoret si perde tymi për reduktimet që na presin
  • 10:12Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat