Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rexhep Selimit i vazhdohet masa e paraburgimit, trupi gjykues rrëzon një pretendim

GD
Gazeta Demos29 korrik 2026 në 13:58
Rexhep Selimit i vazhdohet masa e paraburgimit, trupi gjykues rrëzon një pretendim

Gjykata e Hagës ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit. Megjithatë, trupi gjykues ka rrëzuar pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se ekziston rrezik për arratisjen e tij.

Sipas vendimit zyrtar, Gjykata ka konsideruar se ekziston rreziku për ndërhyrje në procesin gjyqësor dhe për kryerjen e veprave të tjera penale, por ka refuzuar argumentin e prokurorisë për mundësinë e ikjes.

“Prandaj, megjithëse rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet plotësisht, Trupi Gjykues vlerëson se vazhdimi i paraburgimit të z. Selimi nuk mund të justifikohet në këtë fazë mbi bazën e rrezikut të arratisjes, siç parashihet në nenin 41(6)(b)”, thuhet në shkresën e Gjykatës.

Po ashtu, në arsyetim theksohet se Rexhep Selimi vazhdon të jetë një figurë me ndikim në Kosovë dhe se nuk mund të lirohet edhe për shkak të informacioneve që ai zotëron si rezultat i vetë procesit të gjykimit.

Në dispozitivin e vendimit të datës 28 korrik 2026, të nënshkruar nga kryetari i Trupit Gjykues, gjyqtari Charles L. Smith III, Gjykata ka urdhëruar: Vazhdimin e mëtejshëm të paraburgimit për z. Rexhep Selimi.

Udhëzimin për mbrojtjen e Selimit që të dorëzojë një version publik të redaktuar të njoftimit për heqjen dorë nga rishikimi i paraburgimit (ose kërkesën për riklasifikim) deri më të premten, 21 gusht 2026.

Gjithashtu, meqenëse më 16 shtator pritet të merret vendimi i shkallës së parë, Trupi Gjykues ka udhëzuar palët që të mos përgatisin parashtresa të tjera për rishikimin e masës së paraburgimit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër