Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rexhepi: Nuk guxojmë të lejojmë që atë që e fituam me gjakun e dëshmorëve ta humbim për kryeneqësinë e një politikani pa identitet

GD
Gazeta Demos12 shtator 2025 në 17:35
Rexhepi: Nuk guxojmë të lejojmë që atë që e fituam me gjakun e dëshmorëve ta humbim për kryeneqësinë e një politikani pa identitet

Familja e dëshmorëve Beqir e Rexhep Rexhepi nga Qirezi kanë reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik nga ShBA-ja, shkruan GazetaDemos.

Fikret Rexhepi përmes një postimi në Facebook tha se pjesëtar i një familjeje që ka dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, nuk mund të qëndroj i heshtur përballë zhvillimeve të fundit që rrezikojnë marrëdhënien tonë historike me SHBA-të.

“Ndërprerja e dialogut strategjik nga SHBA është një sinjal alarmi për vendin tonë. Kjo nuk është çështje partie apo pushteti, por çështje interesi kombëtar. Qasja e mbyllur, arrogante dhe përçarëse e Kryeministrit Kurti ndaj aleatëve tanë më të rëndësishëm po e dëmton rëndë pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të saj”, shkruan Rexhepi në Facebook.

Postimi i plotë:

Si politikan i ri dhe si pjesëtar i një familjeje që ka dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, nuk mund të qëndroj i heshtur përballë zhvillimeve të fundit që rrezikojnë marrëdhënien tonë historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërprerja e dialogut strategjik nga SHBA është një sinjal alarmi për vendin tonë. Kjo nuk është çështje partie apo pushteti, por çështje interesi kombëtar. Qasja e mbyllur, arrogante dhe përçarëse e Kryeministrit Kurti ndaj aleatëve tanë më të rëndësishëm po e dëmton rëndë pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të saj.

Kosova ka ekzistuar dhe ka mbijetuar falë mbështetjes së aleatëve, në krye me SHBA-në. Prandaj, është papërgjegjësi historike që për interesa të ngushta politike të sakrifikohet partneriteti që ka ndërtuar lirinë, sigurinë dhe shtetësinë tonë.

Koha është për reflektim. Kosova ka nevojë për lidership që bashkëpunon me miqtë, jo që i largon ata.

Nuk guxojmë të lejojmë që atë qe e fituam me gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e popullit ta humbim për kryeneqësinë e një politikani pa identitet.

Më shumë nga Lajme

  • 19:1025 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
  • 19:08Nënshkruhet kontrata për renovimin e palestrës “Karagaqi”
  • 19:00“Mora fjalë” shoqëron ekipin e Kosovës drejt ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 18:47PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën
  • 18:31Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit