Meteorologu Mendim Rugova ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme në Kosovë, duke paralajmëruar një rritje të ndjeshme të temperaturave.
Sipas tij, të premten do të ketë shpërndarje të vransirave në orët e paradites, ndërsa dita do të karakterizohet me më shumë intervale me diell dhe erë të freskët veriore e verilindore me shpejtësi 5-10 m/s. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 12-15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 27-29°C.
