Sot në Gjakovë është bërë rivarrimi me nderime i Myrteza Dylhasi, i cili ishte zhdukur më 27 mars 1999 gjatë luftës në Kosovë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, njofton për 27 vite Myrteza Dylhasi ishte në Listën e Personave të Zhdukur, si pjesë e grupit prej 11 qytetarësh të rrëmbyer dhe zhdukur nga forcat serbe, në rastin e njohur si rasti i ‘Shtëpisë së Familjes Qerkezi’.
Mbetjet mortore të tij u gjetën në lokalitetet përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Bardhë. Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore e angazhimit të vazhdueshëm të ekspertëve dhe analizave të ADN-së, u bë i mundur identifikimi dhe rivarrimi i tij me dinjitet.
