Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partner i madh i Kosovës

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 11:58
Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partner i madh i Kosovës

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, po e përfundon mandatin e tij pas pesë vitesh shërbim në vend.

Në një video emocionuese, ai ka lënë lamtumirën për kosovarët, duke shprehur se Kosova do t’i mungojë, jo vetëm për motin e bukur, por edhe për mirësjelljen e njerëzve dhe bukurinë e natyrës.

“Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, ecjet në male. E dini, kur shikoj majtas nga Parku i Gërmisë, ku shpesh përdor biçikletën time malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Kam pasë një kohë të mrekullueshme këtu”, tha Rohde.

Ai gjithashtu theksoi arritjet gjatë mandatit të tij, si liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë, që u realizua në vitin 2024, ndërkohë që përmendi edhe mungesën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

“Ne kemi parë shumë zhvillime. Liberalizimi i vizave ishte një arritje e madhe. Ka gjithashtu gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike. Siç e dini, 600 mijë kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet, dhe jam i sigurt se lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten”, shtoi ai.

Në fund, Rohde, i cili është një fans i futbollit dhe shpesh është parë duke luajtur në Kosovë, e kaloi simbolikisht “topin” pasardhësit të tij, Rainer Rudolph, që do të marrë postin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë.

“Dhe, për të qëndruar në gjuhën e futbollit, unë së shpejti do t’ia kaloj topin pasardhësit tim, Rainer Rudolph,” përfundoi Rohde.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike