Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrëfimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës, ishte 11 vjeç kur ra në duart e serbëve

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 21:48
Rrëfimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës, ishte 11 vjeç kur ra në duart e serbëve

Njjë e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka rrëfyer historinë e saj.

Ajo dhunën e përjetoi në moshën 11 vjeçare por fillimisht ka treguar sfidat e saj e familjes së saj kur dëgjuan për herë të parë “shenjat” e luftës. Rrëfimin e ka nisur duke treguar se sa të lumtur e kishte fëmijërinë bashkë me motrat e saja, nënën e babanë.

Rrugëtimi drejt asaj që nuk kishte dashur t’i ndodhte kurrë nis me ikjen e saj bashkë me familjen (kryesisht gra) nga fshati i tyre për tu larguar nga plumbat e lufta.

“Fillimin e luftës e kujtoj unë si fëmijë, një fëmijë 11 vjeçar, ka qenë fillimi i luftës që se kemi ditë as qysh, kur i nijshim ato kërsimat, edhe në atë pjesën tonë anej që krisi mas pari, ka qenë një diçka shumë e randë, se se dishim, u tutshim shumë. Po në fshat tonë ne kemi pasë refugjatë shumë, në familjen tonë janë kanë shumë refugjatë, të anëve të ndryshme. Edhe ne vetë si familje, shumë e madhe, edhe kena vazhdu rrugës, na kanë heq prej aty, erdhën forcat, na hoqën prej shtëpive tona, plot me ato gratë refugjatë që kemi qenë, edhe me nanën me motrat, me gra të mixhallarëve, me nuse të mixhallarëve, kemi marrë drejtimin e katuneve të ndryshme, na kanë heq prej katunit tonë, qashtu kolonë, edhe na kanë çu deri një pikë ku na kanë ndalu. Në atë pikën ku na kanë ndalu ata, kolona ka qenë shumë e madhe se ka qenë krejt fshati”, ka rrëfyer ajo në Debat Pus.

Pas kësaj, për të dhe familjen ndodhi diçka që ia shtoi pasigurinë. Pas dy ose tre fshatrave që kaluan duke ecur, i ndalën dhe ndanë burrat nga gratë.

E mbijetuara, duke folur për atë moment, thotë se aty iu shtua frika asaj dhe gjithë grave të familjes që ishin me të.

Madje thotë se gjatë kolonës sa kishin ecur kishin qenë dëshmitar të shumë maltretimeve të kryera nga ushtarë serb të cilët sipas saj e flisnin gjuhën shqipe.

“Po, e ato kanë qenë shumë momente të randa, se e ke ditë çka ka me u bë me ta. Edhe ka ndodhë në vendin, jo derisa kemi shku në atë kolonë, por mandej, ka qenë një vend, se aty ka qenë shumë lufta e madhe, aty ka shumë dëshmorë në atë vend, në atë vend ne kemi qenë në një objekt, mundem me e quajt objekt. Kur kemi qenë ne në atë objekt, aty ka qenë diçka shumë e tmerrshme, që na kemi pa njerzë tu u vra para syve tanë.”

“Kena pa shumë maltretime të mëdha, tani ka qenë një maltretim ma i randi, që e shihshe vetë kur i ndajshin djemtë ma të rinj, burrat pak më të moshuar, disa djemë të rinj kur i ndajshin prej kolonave, edhe i bëjshin rresht, edhe ju thoshin me i lidhë duart mbrapa.”.

dhune seksuale

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës